PD kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendi. Padi penale për kalendarin

09/06/2016 00:00

Partia Demokratike kërkoi mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për të dënuar kryeministrin Edi Rama me përjashtim 10 ditë nga Parlamenti.

Demokratët thonë se, kryeministri përdori gjuhë fyese ndaj deputetëve të opozitës dhe quajti vrasës gjyqtarin e çështjes së përgjimeve.

Partia Demokratike kërkoi për kryeministrin të njëjtin dënim që u mor për ish-kryeministrin Berisha dy javë më parë. Nga ana tjetër, demokratët do të ngrejnë padi penale për falsifikim dokumentesh të Kuvendit.

Ata thonë se, në Konferencën e Kryetarëve nuk është diskutuar fare çështja e Reformës në Drejtësi, por janë informuar nga media se kjo është përfshirë në kalendar pa dijeninë e tyre, në shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit.

Top Channel