Kuvendi fut reformën në drejtësi në kalendarin 3-javor

09/06/2016 00:00

Drafti i reformës në drejtësi, që nuk ka marrë pëlqimin e opozitës, është futur në kalendarin 3-javor të Komisionit të Posaçëm të Kuvendit.

Rrugën drejt Kuvendit të këtij drafti, kryeministri Edi Rama e njoftoi menjëherë pas përfundimit të tryezës së 6 qershorit me Lulzim Bashën.

Në këtë tryezë opozita këmbënguli tek vendet e rezervuara si alternativa e vetme që garantonte moskapjen politike të sistemit, ndërsa për kryeministrin Rama, Partia Demokratike nuk do reformën.

Top Channel