Meksika ul javën e punës nga 48 në 40 orë, miratim unanim në Senat
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mijëra belgë ndihmuan forcat naziste që të identifikonin, arrestonin dhe më pas të dërgonin në kampet e përqendrimit mijëra hebrenj dhe pjesëtarë të rezistencës.
Në fund të luftës më të përgjakshme të historisë së njerëzimit, 57 mijë shtetas belgë u dënuan për rolin e luajtur gjatë pushtimit nazist. Pjesa më e madhe e personave të dënuar ishin anëtarë të forcave famëkeqe SS dhe Ëehrmacht.
E kur duket se e gjitha kjo i përket së shkuarës, që si Belgjika ashtu edhe Gjermania e kanë hedhur pas krahëve, ai që kujton të kundërtën është një ministër i kabinetit qeveritar belg.
Geraldine Lamoureux, ministre e Pensioneve në Belgjikë deklaroi se të paktën 2500 ish-nazistë aktualisht përfitojnë pensione nga qeveria gjermane.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe shoqata e belge e të rënëve të Luftës së Dytë Botërore. Shoqata thotë se është “turp për Belgjikën dhe Gjermaninë edhe nëse këto pensione jepen pa dijeninë në lidhje me të shkuarën e tyre”.
“Është e pakuptimtë që në Europën e sotme, Belgjika dhe Gjermania nuk menaxhojnë dot shkëmbimin e informacionit mbi këtë çështje”, thotë kreu i kësaj shoqate, Pieter Paul Baeten.
Top Channel