Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar, fokusi informim për investimin në Zvërnec dhe Sazan Me anë të një statusi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama ka sulmuar hapur gjyqtarin Arjan Aliaj, i cili pezulloi nga detyra kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako.
“Një personazh aq thellë i zhytur në kënetën e sistemit të drejtësisë, sa vet Këshili i Lartë i Kënetës e ka shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës”, – shkruan Rama.
Por kryeministri nuk mjaftohet me kaq, duke e cilësuar “killer” me pagesë, apo me flamur partie i drejtësisë, i cili sipas tij ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale.
Pasi shtron pyetjet sesi mund të kthehej në detyrë një gjyqtar i tillë dhe se kujt i intereson rikthimi i tij në detyrë, kryeministri Rama e jep vet përgjigjen:
“Thjeshtësisht e hidhur është përgjigja: Ky derdimen pa din e as iman, e rimori çekiçin në dorë sepse u duhej atyre, që sot nuk e duan Reformën në Drejtësi, për të shtypur drejtësinë për hesap të interesave të tyre”, – shkruan Rama, i cili e mbyll postimin e tij duke thënë se “Drafti i Reformës në Drejtësi, që kemi nisur drejt votimit, e pastron përmes filtrit të parë këtë shtresë llumi”.
Top Channel