Turqi, shpërthim në qendrën historike të Stambollit, 11 viktima

07/06/2016 10:35

Të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë nga një shpërthim që kishte në shënjestër një autobus policie në qendër të Stambollit.

Mjeti shpërthyes i kontrolluar në distancë u shpërthye teksa automjeti po kalonte në rrugët e lagjes Vezneciler, në orën e pikut. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e atentatit.

Dhuna në Turqi është përshkallëzuar së fundmi si pasojë e tensioneve me separatistët kurdë dhe konfliktit në Sirinë fqinje.

Shpërthimi ndodhi pranë qendrës historike të Sheshit Bejazit, që është dhe një atraksion i rëndësishëm turistik.

Ndërkohë, të paktën 36 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, sipas të dhënave të ofruara nga guvernatori i Sambollit.

Si pasojë e shpërthimit autobusi që po transportonte agjentët e policisë është shkatërruar në pjesën e jashtme të tij, ndërsa disa ndërtesa përreth kanë marrë gjithashtu dëmtime.

Në vendin e ngjarjes janë vendosur forca të shumta policore, ndërkohë që raportohet edhe për të shtëna armësh.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA