Komentet e pronarit të Manchester United për emigrantët ndezin polemika në Britani, Starmer kërkon falje publike Shtëpi të shumta luksoze të vendosura në plazhin Kollaroj në Sidnej janë në rrezik shembjeje pasi batiza e lartë dhe dallgët e fuqishme kanë shkaktuar erozion në natën e dytë të motit të keq.
Plazhi Kollaroj është ngushtuar me rreth 50 metra, pas stuhisë së fuqishme që goditi bregun lindor të Australisë, si pasojë e të cilave 4 persona humbën jetën dhe 3 të tjerë konsiderohen të humbur.
Kushtet meteorologjike janë përmirësuar në shtetin e Tasmanias gjatë së martës dhe duket se më e keqja ka kaluar.
Kompleksit të vilave milionere në plazhin Kollaroj i janë shkatërruar kopshtet, portet e vogla dhe pishinat pasi dallgët 13 metra të larta, të fuqizuara nga batica, vërshuan drejt pronave.
Më pas, një baticë e dytë u shkaktoi dëme shtesë shtëpive, ndërkohë që pritet një e tretë më vonë gjatë së martës.
Alarmet për përmbytjen janë ende në fuqi për tre lumenjtë në Tasmania dhe autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të lokaliteteve Invermej e Longford të evakuohen.
Ndërkohë, Këshilli i Sigurimeve të Australisë deklaroi për mediat lokale se kompanitë e sigurimeve nuk përfshijnë dëmshpërblimin për dëmet e shkaktuara nga deti.
Top Channel