Fier, protestë e punëtorëve të by pass-it të Levanit

06/06/2016 13:20

Qindra punonjës të by pass-it të Fierit dhe 12 firmave nënkontraktore nuk janë paguar për 5 muajt e fundit të vitit 2014.

Për këtë arsye ata protestuan të hënën para zyrave të kompanisë italiane “Serenisima” për të kërkuar shlyerjen detyrimeve dhe kërkuan ndërhyrjen e shtetit për të zgjidhur problemin.

Punimet për by pass-in e Fierit u ndërprenë që në muajin shkurt, ndërsa punonjësit nuk kishin marrë pagat që nga muaji shtator.

Shkak i konfliktit mes firmes fituese për ndërtimin e kësaj vepre dhe asaj nënkontraktore mbetet i paqartë. Firma fituese pretendon se i ka shlyer detyrimet ndaj kompanisë zbatuese, ndërsa kjo e fundit e mohon një fakt të tillë.

Sipas perfaqëauesve të CAE, gjykata ka vendosur shlyerjen e detyruar të pagesave, por llogaritë bankare të punonjësve të firmës fituese janë bosh, çka e bën të pamundur ndërhyrjen përmbarimore.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta