PD: Kokoneshi i Divjakës nën akuzë, ka qenë tutor prostitutash në Milano

05/06/2016 00:00

Kreu i Partisë Demokratike në Lushnje, Myslim Murrizi, akuzoi kryetarin e Bashkisë së Divjakës se është i përfshirë në trafik prostitucioni. Ish-sekretari i Partisë Socialiste të Divjakës, ish-drejtori i Ndërmarrjes së Plazhit, Berti Mone, shihej në video duke thënë se Kokoneshi merrej me prostitucion në Itali.

“Pra, ky mik i Kokoneshit për 32 vjet, bashëpunëtor i tij i afërt, rrëfen ngjarje konkrete, rrethana konkrete që janë indicie për të verifikuar akuzat se Kokoneshi është marrë me trafik prostitucioni. Kjo është akuzë publike që Kokoneshi, kryetari i Ramës në Bashkinë e Divjakës nuk e ka mohuar. Prej një viti gjendet nën këtë akuzë dhe Kokoneshi nuk e ka kurajon ta përgenjështrojë ose ta padisë për shpifje zotin Mone. Në formularin e dekriminalizimit ai e pranon që ka qënë në Milano, pikërisht në periudhën të cilën përmend miku i tij prej 32 vitesh. Por nuk ka dhënë motivin pse ka qënë në Milano”, shprehet Murrizi.

“Bashkë me shumë qytetarë, ne këtë i kërkuam dy ditë më parë, të japë llogari për akuzat. Të përgjigjet për goditjen prej rivalitetit në trotuaret e Milanos, të përgjigjet për shumat që paska fituar me vajzën nga Kombinati për muajin gusht në vitin 96. Ai jo vetëm nuk përgjigjet, por akuzave për trafik prostitucioni i shton dhe shpifje të ulëta. Mashtron duke thënë për mua se jam i dënuar për mitmarrje. Dua tiu tregoj këtu vendimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë numër 423 datë 25.04.2007, që dëshmon pafajësinë time. Kokoneshi nuk do t’i shpëtojë dot akuzave për trafik prostitucioni duke shpifur. Partia Demokratike e fton sërish prokurorinë të shqyrtojë dhe të hetojë të gjitha të dhënat që bën publike, ish sekretari i Partisë Socialiste për Divjakën dhe miku i Kokoneshit për 32 vite”, shtoi Murrizi.

Top Channel