
Shqipëria i bashkangjitet sfidës për mbrojtjen e faunës së egër dhe sfidës së ngrohjes globale. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në Ditën Botëore të Mjedisit kërkon angazhimin e bashkive për minimizimin e ndotjes.
“Janë 7 mijë specie në rrezik, ndaj ky është një angazhim që bën edhe Shqipërinë të jetë një ndër vendet që ka marrë masa me vendosjen e moratoriumit të gjuetisë. Rezultatet duken.
Kërkohet angazhim i bashkive për pastrimin e qyteteve”, deklaroi Koka.
Për herë të parë, studentë të fushës, gjatë ekspeditave të tyre do të përfshihen në monitorimin e florës dhe faunës së egër në vendin tonë. Në bazë të ligjit të vullnetarizmit, Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura do t’i pajisë ata me skedën e vullnetarit dhe do t’i trajnojë për grumbullimin dhe raportimin e informacionit.
Top Channel