PDIU mban Kongresin, Idrizi: Çështja çame, çështje e shqiptarëve

04/06/2016 00:00

PDIU është një faktor politik i rëndësishëm dhe i pashmangshëm që nuk është vetëm parti e çamëve.

Kësaj i mëshoi në fjalën e mbajtur në Kongres, kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi. Ai tha se partia që ai drejton ka në themel të saj çështjen çame, por është një parti që shkon përtej kësaj çështjeje.

“Etiketimi i PDIU si partia e çamëve është vepër e analistëve të cekët dhe e ndonjë kancelarie fqinje nga padija ose ligësia”, u shpreh ai.

Idrizi tha se nuk çështja çame nuk i takon vetëm çamëve, aq më pak vetëm një partie, por është një çështje që i takon të gjithë shqiptarëve.

Në Kongres merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësues nga parti të tjera.

Top Channel