“Arrest shtëpie” për dy punonjëset sociale në Shkodër

04/06/2016 00:00

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë këtë të shtunë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtoren e Qendrës së Zhvillimit Social, Juliana Cepi dhe punonjësen e këtij institucioni, Aida Ymeraj.

Të dyja këto shtetase u ndaluan nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë që avokati mbrojtës e ka cilësuar arrestimin e dy klienteve të tij si të paligjshëm.

Sipas organit të akuzës Juliana Cepi dhe Aida Ymeraj kanë shpërdoruar detyrën duke është ushtruar dhunë ndaj personave të kësaj qendre dhe nga neglizhenca tre femra në moshë madhore të kësaj qendre kanë abortuar.

Pasi ka dëgjuar palët trupi gjykues ka dhënë masën arrest shtëpie për dy të ndaluarat dhe mbikqyrja do bëhet me bylyzyk elektronik.

Top Channel