Vrau vëllain për kanabisin

03/06/2016 00:00

Elmir Kallari u vra nga vëllai i tij Afrimi,  pas debateve për mbjelljen e kanabisit. Kjo është pista kryesore ku policia e kryeqytetit ka fokusuar hetimet mbi ngjarjen e rëndë të pasdites së të enjtes në Valias.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se pranë tokave të përbashkëta të familjes në fshatin Qerrekë, efektivë të komisariatit të Krujës kanë gjetur rreth 150 bimë kanabisi në kubikë, gati për t’u kultivuar.

Në deklarimet e para në polici, Afrim Kallari ka shfaqur pendesë për vrasjen e vëllait 36-vjeçar, ngjarje ku mbeti e plagosur lehtë në këmbë edhe nëna tyre e moshuar.

Autori i krimit punonte në repartin zjarrfikës të Tiranës dhe ai herë pas here ka patur konflikte me vëllain e tij sa i përket shfrytëzimit të tokës së përbashkët.

Viktima kishte vendosur të mbillte bimët, por debati më vëllain përfunodi tragjikisht. Para hetuesve 43-vjeçari ka deklaruar gjithahstu se nuk donte ta vriste vëllain, por vetëm ta friksonte dhe për këtë arsye kishte marrë me vete edhe çiften.

Nga na tjetër familjarët e vëllezërve Kallari janë shprehur se kanë qenë në dijeni për konflikteve për tokën, por nuk e dinin se bëhej fjalë për mbjellje droge.

Top Channel