PD, Alibeaj: Rama vazhdon të mbrojë Roshin

03/06/2016 13:05

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi të premten se “Edi Rama vazhdon ta mbrojë edhe sot Elvis Roshin, të dënuar për përdhunim në grup”.

“U pa botërisht se njeriu i tij është dënuar për këtë vepër të rëndë, e megjithatë Edi Rama sërish nuk është distancuar, nuk ka kërkuar ndjesë para qytetarëve të vendit që i poshtëroi duke kandiduar e rikandiduar Roshin. Edi Rama ende nuk ka marrë një akt për shkarkimin e tij, edhe pse Prokuroria ka nisur ndjekjen penale për fshehjen e të dhënave. Pasi e justifikoi përdhunimin e Roshit, pasi deklaroi se Roshi është si gjithë shqiptarët që kanë emigruar, Rama organizoi dhe një miting në mbështetje të tij, dhe sot janë të gjithë të dhënat që po e ndihmon t’i fshihet drejtësisë”, tha Alibeaj.

“Ja sa seriozisht e ka dekrimalizimin Edi Rama, që ofron mbrojtje të gjithanshme për kryetarin e tij të bashkisë, kur kapet me krime të rënda e me fshehjen e tyre. Mbrojtja e Ramës për të dënuarin për përdhunim arriti kulmin mbrëmë, kur Taulanti i tij e quajti Kavajën një qenef të madh, ndërsa Roshin shpëtimtarin e saj. Edi Rama vazhdon të poshtërojë qytetarët e Kavajës në mënyrë të përsëritur. Iu kërkua të mos i poshtërojë qytetarët, i thanë faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë mos e kandido Roshin se është i dënuar në Zvicër për drogë, ai sërish e bëri. I doli tashmë i dënuar edhe për përdhunim, sërish Edi Rama zgjedh të qëndrojë në krah të Roshit e të fyejë popullin, qytetarët e Kavajës. Nëse Edi Rama i ka mundësuar edhe arratinë, njësoj si Frrokut, ne i themi prokurorisë ta kërkojë Elvis Roshin në zyrën e kryeministrit. Aty ta kërkojë sepse Elvis Roshi dhe Edi Rama janë një, janë i njëjti person, janë të pandarë”, shtoi Alibeaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA