Dyshimet për përgjimin e Tahirit, LSI: Hetim me ndihmën e ndërkombëtarëve

03/06/2016 00:00

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, dyshimi për përgjimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është shumë i rëndë dhe si i tillë kërkon një hetim serioz, madje edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve.

“Bërja transparencë e plotë, e zbardhjes së kësaj çështjeje dhe zbardhja e përgjegjësive pa hezitim për këdo, do të ishte përgjigjia e vetme dhe më e mirë për problemin. Duhet të jetë një hetim i cili do të zbulojë dhe do të zbardhë përgjegjësitë e gjithësecilit në një çështje të tillë, kaq serioze, pa dalluar askënd, qoftë ky ministër, zv.ministër, specialist i thjeshtë apo punonjës shërbimi, pavarësisht nga përkatësia politike që mund të ketë qoftë ky person politik apo person teknik”, deklaroi Vasili.

Insinuata e numrit dy të LSI-së është në pergjigje të informacioneve të pakonfirmuara, për një konflikt mes ministrit Tahiri dhe zëvendësit të tij të ri, Ilir Marko, i propozuar nga partia e Ilir Metës.

Por Petrit Vasili inkruajoi prokurorinë që t’i shkojë deri në fund hetimit, pasi sipas tij, dhënia e përgjigjes një çështjeje të tillë është diçka që të gjithë e presin, siç tha ai, për të qenë më të qartë për të sotmen e tyre dhe për të nesërmen e tyre.

Top Channel