Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar, fokusi informim për investimin në Zvërnec dhe Sazan Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në një flamur në Bashkimin Europian. Kjo ishte kryefjala e takimit të përbashkët qeveritar mes Kosovës dhe Shqipërisë, e theksuar qartë nga kryeministri Edi Rama.
Kryeministri i Kosovës falendëroi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në çdo hap, duke theksuar se sukseset e Prishtinës janë padyshim edhe meritë e Tiranës.
“Vlerësoj se kjo mbledhje sot, përpos të tjerave, do të jetë një shtysë përpara për një proces sa cilësor dhe të domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore në Ballkan. Ne jemi për dialog me të gjithë edhe me Serbinë”, tha Mustafa.
Kryeministri Rama tha se përtej bashkëpunimit si dy vende, mbledhja e qeverive shqiptare promovon bashkëpunimin brenda kombit si qëllimi kryesor të Shqipërisë dhe Kosovës.
Kryeministri Rama tha se procesi i Berlinit ka krijuar një mundësi unike për të hequr barrierat në rajon duke hapur rrugë bashkëpunimi mes kombeve.
“Duke bazuar politikëbërjen tonë në realitetin e një toke, një popullit dhe një ëndrre të përbashkët, së bashku kemi transformuar kufirin nga një hendek i madh ndarës në një urë të re bashkëpunimi. Ëndrra jonë, bashkimi kombëtar përmes Bashkimit Europian, e bazuar mbi politikëbërjen mbi realitetet dhe jo nisur nga emocionet apo nevojat për të shfrytëzuar varfërinë dhe pakënaqësinë e njerëzve duke nxitur nacionalizimin primitiv, është frymëzimi më i fortë i yni”, u shpreh
Rama theksoi fort se Shqipëria është avokati më i fortë i Kosovës në NATO, hapi i ardhshëm i natyrshëm i Kosovës, ndërsa propozoi se bashkëpunmi duhet thelluar edhe përmes krijimin ët ambasadave të përbashkëta të Kosovës e Shqipërisë në kuadër të imazhit të “një kombi dhe një toke”.
Top Channel