Basha: Investime në vend të korrupsionit

03/06/2016 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi platformën ekonomike të opozitës në disa takime me qytetarë dhe tregtarë në Lezhë.

“Miliona euro, që sot përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe shkojnë për investime luksi, do t’u kthehen qytetarëve përmes investimeve që hapin vende pune, uljes së çmimit të energjisë, uljes së taksave dhe investimeve për bujqësinë”, tha Basha.

Nga Lezha Basha u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që pyesin se ku do t’i gjejë paratë për të zbatuar programin e tij.

“Me 20 milionë dollarë në vit ne mund të rimbursojmë dhe do të rimbursojmë deri në 300 kë për familjet në ndihmë ekonomike. Këta harxhojnë 80 milionë për luks dhe na thonë ne ku do t’i gjeni paratë??? 2.2 miliardë euro të shqiptarëve i kanë zhdukur. Na thonë ne ku do t’i gjeni lekët për të ulur taksat? E pra ne do t’i ulim taksat dhe një pjesë e këtyre lekëve do të kthehet në xhepat e shqiptarëve, do të kthehet në konsum, do të kthehet në fuqi blerëse”, tha ai.

Basha garantoi se qeveria e tij nesër do të jetë në krah dhe përballë biznesit. Ai përsëriti programin fiskal të demokratëve për taksë të sheshtë 9 përqind, sigurime shoqërore 9 përqind dhe TVSH 15 përqind.

Top Channel