Vlorë, arrestohet 38-vjeçari. U kap me pistoletë pa leje

02/06/2016 00:00

Një shtetas ka përfunduar nën pranga gjatë pasdites së të enjtes në qytetin e Vlorës, pasi është kapur në flagrancë me një armë zjarri pa leje në fshatin Trevllazër.

38-vjeçari Etmont Lamaj është kapur në rrugën nacionale “Vlorë-Trevllazër”, teksa gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj tij, policia ka gjetur të fshehur në çantën e tij të shpinës një pistoletë “me mulli”, që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet e policisë vijnë në kuadër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Shtetasi Etmont Lamaj rezulton të ketë qenë i dënuar edhe më parë, për veprën penale të “vjedhjes së mbetur në tentativë”.

Top Channel