
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “SINORA”, në kuadër të të cilit ka arrestuar 3 persona të cilët kryenin vjedhje në Sarandë dhe Greqi.
Shtetasit e arrestuar janë 38-vjeçari Dritan Reçi (lindur në Burrel, banues në Durrës), 28-vjeçari Alfred Hoxha (lindur në Mate, banues në Durrës) dhe 38-vjeçari Ilir Mama (lindur në Tepelenë, banues në Sarandë).
Policia e Sarandës në kuadër të një hetimi 2 mujor, ka shkëmbyer informacione të vlefshme me Policinë Greke, ku si rezultat u bë zbulimi dhe kapja autorëve të kësaj bande, të cilët në mënyrë të mirëorganizuar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një sërë vjedhjesh në Sarand dhe në Igumenicë të Greqisë.
Sendet dhe materialet e vjedhura në Greqi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kalonin në mënyrë ilegale nga kufiri dhe i shisnin në Shqipëri me një çmim shumë të ulët.
Top Channel