Oneplus 3 njofton datën e shitjes, ndryshimin për ftesat

02/06/2016 00:00

Oneplus befasoi tregun në vitin 2014 me një celular me parametra shumë të larta dhe çmim të lirë, aq sa u detyrua ta shesë produktin vetëm me ftesa, pasi nuk kishte për të gjithë blerësit që e kërkonin.

Kjo gjë ka ndryshuar këtë herë. Oneplus njofton se shitjet do të fillojnë më 14 Qershor dhe blerjen mund ta kryejë kushdo që do të futet në faqen e tyre.

Ajo që dihet deri tani për parametrat, është që do të ketë ekran 5.5″ Amoled Full HD, Procesor Snapdragon 820, 4 GB RAM, 64 GB memorie të brendshme, kamera 16 MP dhe 8 MP, bateri 3000 MAH dhe Android 6.01.

Ndërkohë, çmimi  për celularët që Oneplus ka aktualisht në shitje është ulur me 50 dollarë.

FOTO GALERI
1/3
Oneplus 3 njofton datën e shitjes, ndryshimin për ftesat

Top Channel