Ndërtimi i Unazës së Vogël, shkatërrohet godina e INSIG

02/06/2016 00:00

Ka nisur të prishet godina e INSIG-ut, objekti i cili ka penguar prej vitesh ndërtimin e Unazës së Vogël të kryeqytetit. Prishja e godinës do të bëhet në mënyrë graduale me qëllim mos dëmtimin e objekteve të tjera përreth saj.

Ndonëse segmente të tjera të Unazës se Vogël kanë përfunduar në këtë segment u ndërpre puna pasi pronarët nuk ishin dakord me shpronësimin që iu bë, duke e çuar çështjen në Gjykatën Administrative.

Por kjo e fundit e ka rrëzuar padinë e pronarëve dhe menjëherë pas kësaj Bashkia e Tiranës ka nsiur punën për shembjen e godinës.

Burime të bashkisë thonë se me të mbaruar shembja do të nisë puna për rikosntruksionin e segmentit të mbetur dhe në fund të qershorit përfundon ndërtimi i Unazës së Vogël për t’i hapur rrugë punimeve që do të nisin në sheshin “Skëndërbej”, me qëllim shndërrimin e tij në pedonale.

Top Channel