LSI, Manjani e Gjosha dorëhiqen nga nënkryetari

02/06/2016 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur të ndajë postet partiake me ato ministrore dhe nga ky vendim dy janë emrat që preken.

Ylli Manjani dhe Klajda Gjosha dhanë dorëheqjen nga pozicioni i nënkryetarit dhe në vend të tyre Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së, zgjodhi Endrit Braimllari dhe Kejdi Mehmetaj.

Ndërkohë, Komiteti vendosi edhe 30 tetorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar, ndërsa më 12 dhe 13 nëntor do të mbahet Konventa Zgjedhore.

Top Channel