Halili vetëdorëzohet… në spital; ish-kryebashkiaku i Kukësit kërkohej prej 10 ditësh

02/06/2016 15:10

Dhjetë ditë pasi u shpall në kërkim për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Kukësit është vetëdorëzuar, por jo në polici e as në prokurori. Ish-kryebashkiaku Hasan Halili është dorëzuar në spitalin rajonal të këtij qyteti pas çrregullimeve shëndetësore të zemrës.

Ndërsa konsiderohet i arrestuar nga policia prej mëngjesit të së enjtes, Halilaj do të mbahet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Kukësit derisa të dërgohet në gjykatë për t’i komunikuar masën e sigurise të shpallur më herët në mungesë të tij.

Kjo masë njohjeje pritet të zhvillohet brenda 48 orëve, ndërkohë që pritet që avokatët e ish-kryebashkiakut të përdorin si kartë problemet shëndetësore të Halilajt për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurimit për aq kohë sa ai mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Halilaj dyshohet se bashkë me ish-drejtorin e financave dhe ish-drejtorin e borxhit të Bashkisë Kukës kanë abuzuar me fondet.

Prokuroria pohon se përgjatë periudhës 2011-2014 nga buxheti i bashkisë janë marrë 45 milionë lekë, ndërkohë që nuk janë paguar kontributet e punonjësve. Prokuroria thotë se këto fonde jane transferuar në formën e sponsorizimit për klubin e futbollit të Kukësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA