Bushati, në Vatikan për marrëdhëniet dypalëshe; takon edhe Papën

02/06/2016 17:10

Kanonizimi i Nënë Terezës në shtator, lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, si dhe 25-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve kanë qenë në fokus të takimit të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati në Vatikan.

Gjatë qëndrimit në Selinë e Shenjtë, Bushati është takuar me homologun e tij, imzot Paul Richard Gallagher, ndërsa pati edhe një audiencë me Papa Françeskun.

Në takimin me imzot Gallagher, ministri Bushati vlerësoi jehonën mbresëlënëse dhe gjurmët e thella që la në Shqipëri vizita e Papa Françeskut.

Ndërsa në audiencën me këtë të fundit, shefi i diplomacisë shqiptare i shprehu Atit të Shenjtë mirënjohjen për dashamirësinë dhe vlerësimin e vazhdueshëm që ai i ka dhënë popullit dhe kombit shqiptar, si një sinjal i qartë dhe pozitiv për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA