
Avokati i Popullit, Igli Totozani, mori mori pjesë në takimin e 5-të të Rrjeteve Institucionale të Frankofonisë, organizuar në Paris në datat 31 maj-1 qershor. Ky aktivitet zhvillohet çdo dy vjet në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF).
Avokati i Popullit të Shqipërisë referoi mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe veçanërisht në çështjen e mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve, sfidat dhe rolin e institucioneve shtetërore. Totozani u ndal në trajtimin e çështjes së krizës së refugjatëve dhe emigrantëve në Europë sot, si një çështje që prek drejtpërdrejtë të drejtat e njeriut dhe duhet të jetë pjesë e politikave shtetërore, si të shteteve pritëse, atyre të tranzitit, por edhe të atyre që mund të preken nga kjo krizë e paprecedentë që është shtrirë në gjithë Mesdheun.
“Shtetet, në trajtimin e krizës së emigrantëve, nuk mund dhe nuk duhet të fshihen pas mundësive financiare. Ata kanë detyrimin, që të zbatojnë Konventen e Kombeve te Bashkuara per Refugjatët, Protokollin e saj shtese, si dhe çdo akt tjeter ndërkombëtar që kanë ratifikuar mbi të drejtat e migrantëve, azilkërkuesve dhe refugjatëve. Ketu nuk ben perjashtim as Shqiperia”, u shpreh z. Totozani. Ai theksoi më tej se misioni i Ombudsmanëve është që të bëjnë të dëgjohet zëri i tyre për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të njeriut dhe të mos lejojnë që këto të drejta të neglizhohen, apo që qeveritë të tentojnë të neutralizojnë efektet negative të politikave të tyre, apo të reformave, në dëm të qytetarëve”, u shpreh Totozani.
Top Channel