127 pjesëtarë të FA në Poloni për stërvitjen “Anakonda 16”
02/06/2016 00:00
Një kompani e Forcave të Armatosura shqiptare me 127 ushtarakë do të marrë pjesë në një ndër stërvitjet më të mëdha të NATO-s në vitet e fundit, “Anakonda 16”, e cila do të zhvillohet nga data 7 deri me 17 qershor në Dravsko Pomorskie të Polonisë.
Qëllimi kryesor i kësaj stërvitjeje është testimi i kapaciteteve luftarake, dislokueshmëria dhe ndërveprueshmëria e çdo njësie.
Në ceremoninë e përcjelljes të kompanisë shqiptare morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, dhe drejtues të tjerë të lartë të ushtrisë shqiptare.
Top Channel