Si gjithçka, edhe maxhordomët po evoluojnë. Imazhet e robotëve që kryejnë punët tona na shoqërojnë prej vitesh tashmë, mes fantashkencës dhe realitetit.

Dhe për t’u larguar nga fantashkenca duke iu afruar më shumë realitetit mendon Asus. Kompania prezantoi në panairin e risive teknologjike ComputX në Kinë, robotin Zenbo.

Zenbo është në gjendje të kontrollojë shtëpinë, të paralajmërojë për diçka që nuk shkon, të bëjë llogaritë për ju, të organizojë dhe të thërrase video-mesazhe me të tjerë në grup apo privat, të luajë muzikë, të tregojë përralla si dhe t’u kujtojë një takim a një axhendë që  ju ka dalë nga mendja.

Zenbo cilësohet nga specialistët IT si një hap përmirësues i asistentëve zanorë, që tashmë janë në treg prej kohës.

Gjenerata e parë e Zenbo nuk bën punët e shtëpisë, por inxhinierët e Asus premtojnë se në të ardhmen do të realizohet edhe kjo përmes modeleve të reja dhe përditësimit të sistemit të robotit aktual.

Roboti do të hidhet së shpejti në treg me një kosto rreth 537 dollarë, edhe si një sfidë ndaj Google Home dhe Amazon Echo.

Top Channel