Pukë, asgjësohen 8.900 rrënjë kanabis në Fushë-Arrëz

01/06/2016 00:00

Policia e qarkut të Pukës ka asgjësuar pasditen e sotme rreth 8.900 rrënjë kanabis sativa në Fushë-Arrëz.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, bimët narkotike janë gjetur të mbjella në disa parcela në vendin e njohur si Fusha e Qarrit.

Bimët janë asgjësuar me anë të zjarrit, saktësojnë burimet, të cilat shtojnë se gjatë operacionit është sekuestruar edhe një armë zjarri automatike.

Top Channel