Shkodër, zotëronin 500 gramë kokainë, arrestohen dy të dyshuar

31/05/2016 00:00

Policia e Shkodrës ka mundur të arrestojë në flagrancë dy shtetas gjatë kësaj të marte, të akuzuar për posedim e shpërndarje lëndësh narkotike.

Në pranga kanë rënë Nexhmi Bushaj dhe Dritan Mataj, pas një hetimi dyjavor nga ana e Prokurorisë së Shkodrës, teksa iu është kapur rreth gjysmë kilogrami lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Hetimi për ta është ende në zhvillim, siç bëhet e ditur nga prokuroria dhe policia.

Top Channel