Erion Braçe ‘proteston’ kundër Qeverisë

31/05/2016 00:00

Në politikë, Erion Braçe nuk është vetëm një kundërshtar i vështirë politikë, por shpesh edhe një aleat politik i vështirë dhe këtë e tregoi edhe këtë të martë.

Deputeti socialist që drejton Komisionin e Ekonomisë denoncoi përmes rrjeteve sociale mungesën e korrektesës nga ana e përfaqësuesve të kabinetit qeveritar.

Ai postoi në Instagram një foto me të gjithë anëtarët e Komisionit të mbledhur dhe gati për të nisur punën…por që vonohet nga mungesa e përfaqësuesve të kabinetit.

“I gjithë Komisioni i Ekonomisë ka 20 minuta që pret Qeverinë! Janë aq zv.ministra sa nuk e dinë se me çfarë merren, por në Kuvend nuk vijnë, në orar jo e jo!”, shkruan Braçe në foton e publikuar.

Top Channel