“Paradë” e gjashtë planetëve në qiellin e natës këtë fundjavë, ja disa këshilla si mund ta shihni më mirë këtë fenomen
Asus sapo nxori në treg laptopin që kishte synim konkurronte Macbook nëpërmjet ekranit “Retina”, çmimit, parametrave dhe përmasave fizike.
Zenbook 3 ka ekran 12″ të mbuluar me Gorilla Glass 4, procesor Intel Core i7, 1 TB hard disk dhe është 11.9 milimetra i trashë dhe 910 gramë. MacBook ndërkohë është 13.1 mm, 920 gram, dhe MacBook Air është 17 mm.
Zenbook 3 vjen gjithashtu me 16 GB RAM me shpejtësi 2133 MHz dhe me një bateri 40Wh Li-Polymer që mund të zgjasë 9 orë me përdorim normal, sipas prezantimit.
Karikimi i bëhet me një portë USB, dhe për shkak se është i hollë, ka vetëm një portë USB tjetër, dy në total. Për këtë arsye Asus ofron dhe një përshtatës USB-C Universal që ka disa porta USB, HDMI, VGA dhe për karta SD.
Ekrani është LED dhe laptopi ka sensorë që njeh shenjat e gishtave. Për versionin me procesor i5 dhe hard disk SSD 512 GB, çmimi nis me 1500 dollarë. Versioni me Core i7 dhe 1 TB kushton 2000 dollarë.
Top Channel