Kompania izraelite Photomyne ka mbledhur 2.6 milionë dollarë fonde nga investues të ndryshëm për të vënë në zbatim aplikacionin që skanon dhe riparon fotot e vjetra.

Kompania ka rivalë si Unfade, Shoebox dhe Heirloom, por është e gatshme t’i konkurrojë për shkak se me aplikacionin e tyre mund të skanosh shumë faqe albumi njëherësh me një të shkrepur të kamerës së celularit.

Pasi skanon fotot, aplikacioni i ndan fotot në kohë reale dhe riparon ngjyrat e zbehura nga koha, dhe më pas i mbledh në albumin tuaj digjital në internet vetëm për pak minuta. 

FOTO GALERI
1/4
2.6 milionë dollarë u mblodhën për programin

Top Channel