Hapet gjyqi ndaj Kserës, avokatët kërkojnë kohë të njihen me dosjen

30/05/2016 00:00

Starton procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Së bashku me Kserën në këtë proces do të gjykohen edhe 6 ish-vartës të tij, të cilët akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentesh.

Në seancën e parë ish-ministri Ksera nuk u paraqit në sallën e gjyqit, ndërsa avokatët e të gjithë të të pandehurve në këtë proces i kërkuan gjykatës që prokurori t’i njohë me thëniet e dëshmitarëve, në mënyrë që të vendosin më pas mbi llojin e gjykimit, pasi nuk përjashtohet mundësia që të kërkohet edhe gjykim i shkurtuar.

Ish-ministri Spiro Ksera dhe ish-vartësit e tij, akuzohen se kanë vjedhur rreth 30 milionë lekë të destinuara për aktivitete në ndihmë të komunitetit rom dhe atyre me aftësi të kufizuara.

Top Channel