Kjo lojë ka nisur të ofrohet për tregun që në vitin 1987 dhe bukuria e saj është bazuar gjithnjë tek historia, por zhvillimi i teknologjisë e lejon tani t’i fusë lojtarët në një botë të mrekullueshme.

Final Fantasy XV pritet të dalë këtë vjeshtë, e me fotot që kanë dalë deri tani, pritet të ofrojë një territor mahnitës që mund të eksplorohet lirshëm nga lojtarët.

Përveçse do të ndjekin historinë tërheqëse, lojtarët mund të shëtisin nëpër qendra urbane të ndërtuara me detaje (foto 2 dhe 3), mund të çlodhin sytë në plazhe të veçuar e bukuri natyrore që duken sikur kanë dalë nga dokumentarë natyre (foto 4 dhe 5); mund të eksplorojnë shpella të mistershme dhe apartamente që duken si të vërtetë (foto 6 dhe 7); mund të shëtisin me varka që duken si në Venecia (foto 8), ose të enden në larminë e pafund gjeografike që ofron territori i lojës (foto 9 dhe 10)

FOTO GALERI
1/10
Foto nga një video lojë, apo realiteti?

Top Channel