Balla: PE mbështet miratimin e reformës

30/05/2016 00:00

Rëndësinë e reformës në drejtësi, deputeti socialist, Taulant Balla e ngriti edhe në tryezën ndërkombëtare me temë “Ndërveprimi në procesin e anëtarësimit.

Në cilësinë e kreut të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, Shqipëri-BE, Balla nënvizoi faktin se reforma mbështetet nga grupet kryesore të Parlamentit Europian.

“Rruga drejt anëtarësimit kalon përmes reformës në drejtësi. Reforma është frut i një pune të gjatë 20-mujore nga ekspertët më të mirë vendas e të huaj dhe votimi është kurorëzimi i kësaj pune të gjatë. Nënvizoj rëndësinë e reformës në procesin e anëtarësimit për të gjithë ata që thonë të kundërtën. Reforma është historike për Shqipërinë dhe grupet më të mëdha parlamentare në PE, PPE dhe S&D e mbështesin votimin sa më parë të saj”, është shprehur Balla.

Pjesë e Konferencës ishte edhe deputetja e LSI, Monika Kryemadhi dhe deputetët e Parlamentit të Kosovës, Xhavit Haliti, Sabri Hamiti dhe Pal Leskaj.

Top Channel