Mbështetja për Shqipërinë, Meta falenderon përfaqësuesit e Asamblesë së NATO-s

29/05/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta organizoi një pritje në pallatin e brigadave ku ishin të pranishëm përfaqësues  të NATOS, në kuadër të asamblesë parlamentare që po zhvillohet në Tiranë.

Në fjalën e tij, kryeparlamentari falënderoi përfaqësuesit e NATOS për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë. Duke u ndalur tek punimet e asamblesë, Meta tha se ky është një takim që afron edhe më tepër vendet tona.

7 vite pas anëtarësimit në aleancën e atlantikut të veriut, është hera e parë që Shqipëria mirëpret një asamble të NATOS.

Top Channel