Video/ Vinicius nuk kursehet nga tifozët, ylli brazilian fishkëllehet nga “Santiago Bernabeu” Zvicra ka matur forcat me Belgjikën në një ndeshje miqësore në prag të Euro 2016, ku fitues në fund dolën belgët me rezultatin 1-2.
Një supergol i shënuar nga De Bruyne 6 minuta para fundit të takimit i ka dhënë fitoren Belgjikës.
Trajneri i Zvicrës, Petkovic, hodhi në fushën e lojës 5 lojtarë me origjinë shqiptare dhe ishte pikërisht njëri prej tyre autori i goli të parë. Blerim Dzemaili kalon zviceranët në avantazh në minutën e 31.
Megjithatë, Belgjika, një nga favoritët për të fituar Kampionatin Europian, gjeti forca të reagonte dhe arritën të shënojnë dy gola, duke e përmbysur rezultatin.
Lukaku barazoi vetëm 2 minuta pas golit të Dzemailit, ndërsa në fundin e ndeshjes ishte De Bruyne, i cili me anë të një super goli i dha fitoren Belgjikës.
Deri në ndeshjen e parë me Shqipërinë në Euro 2016, Zvicra do të luajë edhe një miqësore me 3 qershor ndaj Moldavisë.
Top Channel