Votimet për kryetar të PS në rrethe, konsensus në Poliçan e Skrapar

28/05/2016 00:00

Kanë përfunduar votimet për kryetar të Partisë Socialiste në rrethe. Mësohet se në Poliçan dhe në Skrapar ka patur konsensus në zgjedhje.

Në Skrapar nga 79 votues morën pjesë 68, të cilët kishin të drejtë vote dhe të gjithë votuan “pro” kandidatit Edomd Omeri. Ndërsa në Poliçan nga 38 veta me të drejtë vote, 27 vota ishin për kandidatin Arshi Tusha.

Në Policçan dhe në Skrapar, i dërguari i Partisë Socialiste ishte deputeti Fidel Ylli.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel