F1, Pirelli prezanton gomat për vitin 2017

28/05/2016 13:45

Kompania Pirelli prezantoi gomat që do të përdoren në Botërorin e Formulës 1 për vitin 2017. Këto goma do të testohen gjatë verës nga Ferrari, Red Bulli e Mercedesi, pilotët e të cilëve do të përdorin makinat e vitit 2015.

Drejtori sportiv i Pirellit, Mario Isola bëri prezantimin e tyre në Montekarlo nëpërmjet një konference për shtyp, ku shpjegoi edhe karakteristikat  e tyre.

Sipas tij, gomat e reja, që do të jenë më të gjera në krahasim me ato aktuale, do të garantojnë një shpejtësi më të madhe të makinave në kthesë, duke e ulur kohën për xhiro në 4 sekonda. Objektivi është që të mbahen setet e 5 llojeve të gomave që po përdoren në këtë kampiont, që janë ultra të buta, super të buta, të buta, të mesme dhe të forta. Megjithatë, konfirmimi do të bëhet pas kryerjes së testeve.

Përmasat e gomave të përparme të makinave ndryshojnë nga 245 mm në 305 mm, ndërsa ato të gomave të pasme do të kalojnë nga 325 mm në 405 mm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA