Durrës, pranga trafikantit të kërkuar nga drejtësia italiane
27/05/2016 12:10
Policia e Durrësit ka arrestuar në orët e fundit 64-vjeçarin Skënder Jusufi, me qëllim ekstradimin e tij në shtetin italian.
Jusufi është dënuar në Itali për krime të lidhura me trafikun e drogës me 8 vjet e 6 muaj burg.
Dënimi është dhënë më 19 maj nga Gjykata e Apelit të Barit, e cila ka konfirmuar një dënim të dhënë që në shkurt të vitit 2012.
Top Channel