Basha: Pikëllim për aksidentin e Krujës
27/05/2016 13:50
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e tij për aksidentin e rëndë në Krujë.
“Ngushëllimet e mija për familjarët e viktimave. Bashkohem ne lutjet dhe shpresën që pasojat e këtij aksidenti të mos rëndohen më tej dhe që të lënduarit të kenë shërim sa më të shpejtë”, thotë Basha në mesazhin e tij.
Paraditen e sotme në Krujë, një autobus besimtarësh të krishterë u përfshi nga flakët dhe për pasojë një grua humbi jetën, ndërsa 12 të tjerë morën lëndime.
Top Channel