
Ajo që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti është gjendja ekonomike e shqiptarëve, sipas Lulzim Bashës.
“Edi Rama është një kryeministër i rrëzuar nga ekonomia, nga qindra e mijëra të papunë e mijëra të tjerë të shpunësuar. Nga politika e tij e taksave të larta, e faturave aforfe të energjisë, të pensioneve që nuk u rritën, të çmimeve që rriten nga dita në ditë. Edi Rama është një kryeministër i rrëzuar nga shëndetësia e kthyer si në mesjetë, nga qindra mijëra raste të lidhjeve kriminale të qeverisë së tij”, deklaroi Basha.
Basha ishte në Elbasan me të rinjtë e këtij qyteti, ku diskutoi planet e demokratëve për punësimin e të rinjve kur të vijnë në pushtet. Ajo që do i garantojë të gjitha, taksën e sheshtë, TVSH 15% dhe mbështetjen nga buxheti për punësimin do të jenë zgjedhjet e lira e të ndershme.
“Zgjedhjet e lira e të ndershme janë e do të jenë beteja jonë numër një, që do ta fitojmë me çdo kusht. Shqiptarët do të votojnë sipas vullnetit të tyre dhe do vulosin vendimin që tashmë është marrë: Shqipëria më mirë pa Edi Ramën, Shqipëria me PD, Shqipëria me taksa të ulëta, me mundësi të barabarta për çdo njeri e që shtyp dhe nuk promovon krimin”, tha Basha.
Top Channel