Elvis Rroshi: Dëshmia ime e pastërtisë

26/05/2016 00:00

Kryetari i Bashkisë së Kavajës publikoi në rrjetin social Facebook një dokument, sipas të cilit, ai nuk është hetuar apo gjykuar ndonjëherë në Gjermani.

Kartela e kërkuar prej avokatëve të tij në Gjermani rezulton e pastër.

Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Roshi shprehet: “Pas sulmit dhe baltës së shtrigave të SHQUP-it, ju bëj me dije se sapo ka ardhur ashtu siç edhe u zotova, nga Zyra Federale e Drejtësisë gjermane, kartela penale e imja. Për çdo merak e kam kërkuar në dy versione edhe si Ervin Rroshi edhe si Elvis Rroshi që Berisha dhe fotokopjet e tij pa ngjyra të rrinë rehat”.

Mesazhin e tij ai ka publikuar në dy gjuhë, përveç shqipes edhe në gjermanisht.

Top Channel