Blushi: Berisha iku, por jo qeverisja e tij

26/05/2016 00:00

Deputeti socialist, Ben Blushi vijoi edhe këtë të enjte me kritikat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Blushi e nisi me komentimin e deklaratës së kryeministrit drejtuar një biznesmeni gjatë një aktiviteti këtë javë.

“T’i thuash një biznesmeni që je bërë shqiptar, është përçmuese”, deklaroi Blushi.

Më tej, deputeti kritik i qeverisjes tha se epoka e qeverisjes së Sali Berishës nuk ka ikur akoma, pavarësisht se vetë Sali Berisha është larguar.

“Vendin nuk i mungon asgjë, as toka, as ajri dhe as uji. E vetmja gjë që i mungon është qeverisja, që nuk do ta ketë të paktën edhe për një vit”, u shpreh ai.

Lidhur me dekriminalizimin, Blushi është vendosur sërish mes dy palëve duke hedhur akuza të forta ndaj të dyjave.

“U zutë edhe sot se kush ka më shumë e kush ka më pak kriminelë, se kush ka futur më shumë e kush më pak në Parlament”, tha ai.

Top Channel