Twitter ndryshon veçorinë që e identifikonte

25/05/2016 00:00

Twitter hyri në treg duke u identifikuar si një rrjet i ri shoqëror që përshtatej më së miri me celularët, që mundësonte të shpërndaje foto, lidhje interneti dhe tekste deri në 140 karaktere.

Kompania njoftoi dje se kufizimi me 140 karaktere do të ndryshojë. Nuk do të lihet pa kufizime fare, por lidhjet e videove, fotove apo “gif-eve” nuk do të numërohen më si karaktere. As përgjigjet me @perdoruesi nuk do të numërohen më, as citime të vetes apo të tjerëve, duke lënë më shumë vend për t’u shprehur.

Twitter thotë në faqen e tyre informuese se përditësimet do të vijnë në muajt e ardhshëm dhe pritet të kenë ndikim në përvojën vizitorëve. Kompania premton që do të vazhdojë përpjekjet për ta lehtësojë qëndrimin e përdoruesve të tanishëm dhe të mundësojë ardhjen e shumë të tjerëve.

Top Channel