
Skandali i fundit i trukimeve të ndeshjeve në futbollin italian mund të zgjerohet akoma më shumë.
Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane “La Repubblica”, 5 ndeshje të Serisë A dhe 11 të Lega Pro janë vënë nën vëzhgim pasi dyshohen si të trukuara.
Kompanitë e basteve kanë përgatitur një dosje që në ditët e ardhshme do t’u dorëzohet autoriteteve. Në këtë dosje jepen të dhëna për lëvizje anomale të ndeshjeve të kampionatit që sapo u mbyll. Ndeshjet e dyshuara janë Frosinonie-Milan 2-4, Frosinone-Napoli 1-5, Genoa-Frosinone 4-0, Verona-Frosinone 1-2 dhe Napoli-Frosinone 4-0.
Sipas burimeve të La Repubblica, fakti që këto hetime kanë të bëjnë me Frosinonen nuk do të thotë që kjo skuadër dhe futbollistët e saj kanë përgjegjësi direkte. Dyshimet janë ngritur për disa shifra të vendosura si bast për këto sfida të konsideruata si të çuditshme.
Për ndeshjen Napoli-Frosinone, prokuroria e ka hapur tashmë një dosje pas dyshimeve të ngritura për bastin e vënë për ndëshkimin me karton të kuq që në minutat e para të futbollistit të skuadrës mike, Mirko Gori.
Përsa u përket 11 ndeshjeve të Lega Pro shumica e tyre kanë të bëjë me Messina-n, por rishfaqet edhe emri i Catanias. Për momentin nuk ka elementë që të vërtetuar përfshirjen e këtyre klubeve, por janë disa situata që i forcojnë dyshimet.
Top Channel