Për të gjithë nostalgjikët e telefonave me kapakë mbërrin një lajm i mirë. “Motorola”, që krijoi të parin telefon të tillë, do të rikthehet sërish.

Bëhet fjalë për një version më të avancuar të Motorola RAZR, telefoni që u shndërrua në ikonë për nga dezajni dhe që u shit në më shumë se 130 milionë copë në një periudhë kur celularët kushtonin dhe nuk kishin përhapjen e ditëve të sotme.

RAZR-i i ri do të mbërrijë me një procesor e RAM më të fuqishëm dhe më e rëndësishmja, sistem Android.

Lajmi është njoftuar nga Lenovo, kompania që bleu para disa javësh Motorolan.

Megjithatë, ky produkt nuk është i vetmi i llojit të tij në treg. Dezajne të ngjashme ka hedhur në treg Samsung dhe kompani të tjera duke mbështetur qëndrimin e analistëve dhe studiuesve të tregut që flasin për rilindje të telefonave më kapakë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel