Mat, dëmtohet kanali, 1200 ha në thatësirë

25/05/2016 00:00

Të paktën 1200 hektarë tokë në Luginën e Matit rrezikohen të ngelin pa vaditje, si pasojë e dëmtimit të kanalit të Klosit. 

Rrëshqitja e tokës në hyrje të qytetit të Klosit e nxori jashtë funksionit gjithë sistemin e ndërtuar në vitin 1984. Janë 24 kilometra kanalizim që nuk funksionojnë dhe kjo rëndon bujqësinë e zones.

Basir Çupa, kryetar i Bashkisë Klos, thotë: “Është përgjegjësi e Bordit të Kullimit, pasi ky kanal ka mbetur në varësi të tij“.
 
“Duhet që të jetë në funksionim të paktën në datën 1 qershor. Por, deri tani nuk po bëhet asgjë në lidhje me kanalin“, shprehen fermerët.

Mungesa e një sistemi vaditjeje në këtë zonë e thellon akoma më shumë varfërinë e familjeve që jetojnë vetëm nëpërmjet bujqësisë.

Top Channel