Kohët e fundit, afresket murale janë ide tejet inovative për promovimin e vlerave natyrore e turistike, të cilat po përdoren shumë në vendet e zhvilluara.

“Sjellësi i Pranverës”, është titulli i afreskut gjigant, rreth 400 m2, realizuar në hyrje të shëtitores kryesore të qytetit të Vlorës.

Në qëndër të muralit qëndron specia e rrezikuar në mënyrë kritike e Kalit të Qyqes, i cili fluturon mbi këtë rajon duke shkrirë borën e bardhë dhe duke nxjerrë në dritë, qilimin plot ngjyra të qytetit të Vlorës, si dhe duke simbolizuar larminë e elementëve turistikë dhe natyrorë të qytetit.

Në kurrizin e Kalit të Qyqes qëndron qyqja, kjo për të treguar legjendën nga edhe erdhi emri i “Kalit të Qyqes”.

Ky afresk i përuruar në prag të sezonit turistik, u realizua nga Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”, nën mbështetjen e Bashkisë së Vlorë dhe banorëve.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta