Alarmi “Wudy”, AKU reagon pas denoncimeve në media

24/05/2016 00:00

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaroi në një deklaratë zyrtare se bllokimi i 3 tonëve sallam të markes “Wudy” ka ardhur për shkak se një subjekt privat tentoi ta fusë atë nga Maqedonia në mënyrë të parregullt, pa dokumentacion përkatës.

Ky 3-tonësh nuk u fut në treg, sqaron AKU dhe subjekti Ismet Darsi ka shkuar në ndjekje penale me akuzën e kontrabandës. AKU, nisur nga shqetësimet e konsumatorëve, deklaron se nuk bëhet fjalë për produktet “Wudy” që gjenden masivisht në tregun shqiptar të kontrolluar nga ky autoritet.

Ato janë në shitje sipas të gjitha dispozitave ligjore në fuqi dhe janë importuar brenda rregullave. Vetëm një sasi kontrabandë prej 3 tonësh është bllokuar, e cila nuk kishte etiketë shqiptare dhe donte t’i shmangej deklarimit në AKU.

Top Channel