Akuzat e opozitës, Tahiri: Baltë ndaj Policisë

24/05/2016 00:00

Nga qyteti i Lushnjes, ku përuroi rikontruksionin e komisariatit të policisë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar mbi akuzat e opozitës për avionët e drogës.

“Është radha e shumtë kur mundësai për të folur në publim shërben si mekanizëm për të gënjyer publikun, institucionet e bënë të qartë të vrtetën për këtë. Ne punojmë, ata gënjejnë, ne mundohemi t’u shërbejmë qytetarëve, ata hedhin baltë nga policisë së shtetit”, tha Tahiri.

Një ditë më parë, deputeti Flamur Noka akuzoi policinë si të përfshirë në trafikun e drogës, por Autoriteti i Aviacionit Civil bëri të ditur se avionët sportivë kanë fluturuar në territorin tonë brenda rregullave për qëllime turistike.

Top Channel